​Driton Selmanaj tregon a do të bëhet këtë javë Qeveria e Re

Deputeti  nga radhët e LDK , Driton Selmanaj, ka deklaruar se partia e tij po pret nga presidenti t’i japë mandatin partisë së dytë, pasi që Lëvizja Vetëvendosje, sipas mendimit të tij, ka dezertuar nga e drejta e vet për formimin e qeverisë së re.

“Këtë javë do të fillojë konsultimi dhe këtë javë do të jepet edhe mandatari por nuk jam i sigurt nëse qeveria e re do të bëhet këtë javë”, është shprehur ai.

“Ne jemi në kontakt edhe më dy partitë tjera që kanë shprehur interesim me qenë pjesë e qeverisë”, ka thënë Selmanaj. //KosovoInsights