1093 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut, janë kryer 3084 teste dhe 1093 raste të reja të Covid-19, transmeton “Kosovo Insights”.

Kanë ndërruar jetë 28 pacientë, nëntë pacientë nga Shkupi (54, 71, 80, 62, 86, 82, 70, 82 dhe 62 vjeç), katër pacientë nga Kumanova (76, 78, 69 dhe 85), një pacientë nga Dibra (82), një nga Shtipi (61), pesë pacientë nga Tetova (83, 72, 74, 62 dhe 64), një nga Struga (57), një nga Velesi (70), një nga Ohri (39), dy nga Gostivari (69 dhe 53), një nga Strumica (55), një nga Kratova (74) dhe një pacient nga Resnja (69). Prej këtyre , dy pacientë kanë mdërruar jetë jashtë spitalit, të tjerët në spital.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 819 pacientë të rikuperuar.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 325.959 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 59701, numri i pacientëve të rikuperuar është 36825, numri i vdekjeve është 1658 dhe numri i rasteve aktive është 21218.//Kosovo insights