12 mjek i bashkohen Levizjes Vetevendosje!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në partinë që drejton janë anëtarësuar 12 mjekë. Sipas tij, Vetëvendosje po rritet sepse promovon profesionistet.

Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen

– ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka publikuar edhe emrat e të anëtarësuarve në LVV.

Ata që u anëtarësuan janë:

  1. Rrezarta Berisha, transfuziologe;
  2. Fazli Shala, kirurg;
  3. Rifat Dreshaj, kirurg;
  4. Besnik Ibraj, mjek emergjent;
  5. Sylë Nikqi, gastroenterolog;
  6. Valentina Ademaj, infermiere;
  7. Valon Shala, neurolog;
  8. Selman Kelmendi, anestezist;
  9. Reshat Emra, kardiolog;
  10. Fahri Hasan, pulmolog;
  11. Driton Berisha, farmacist;
  12. Besnik Gjikolli, farmacist.