17 maj – Shembet Teatri kombëtar i Tiranës

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është teatri kryesor në Tiranë, Shqipëri. Në Mars të vitit 2020, Teatri Kombëtar i Shqipërisë u zgjodh nga Europa Nostra si një nga 7 monumentet më të rrezikuar në Evropë, u cilësua shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane nga vitet '30 dhe një nga qendrat më të spikatura kulturore në Shqipëri, duke u përballur me kërcënimin e prishjes tash e sa kohë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine, për 3 vite ishte protestuar dhe ishte bërë rezistencë për mbrotjen e Teatrit Kombëtar. Protesta këto të organizuara dhe të përkrahura nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile.

Forca të shumta të policisë rrethuan zonën duke nxjerrë nga Teatri një pjesë të aktorëve që ishin brenda si dhe kanë ushtruar dhunë edhe ndaj mediave.

Policia rrethoi të gjithë perimetrin e Teatrit duke u dhënë mundësinë fadromave të nisin punën për shembjen e ndërtesës.

Forcat e policisë kanë nxjerrë me dhunë nga godina e teatrit aktorin Neritan Liçaj teksa edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shoqërua për në komisariat.//burimiOranews

Video e shembjes së teatrit: