Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se presidenti i Kosovës ka bërë shkelje të trefishtë të Kushtetutës me takimin për diskutim me partitë opozitare.
Sipas Nagavcit, shkelja e parë është bërë sepse Thaçi ka tejkaluar nenin 82.2 të kushtetutës. Shkelja e dytë ka ndodhur kur Thaçi ka aluduar se VV nuk i ka kthyer përgjigje dhe shkelja e tretë ka ndodhur atëherë kur Thaçi në raundin e parë kishte ftuar të gjitha partitë politike për tu konsultuar lidhur me krijimin e Qeverisë së re.
“Ai sot ka bërë shkelje të trefishtë. Më vjen keq që LDK i shkoi pas në këtë vendim. Bëri shkelje të trefishtë sepse e para, ai tejkaloi komplet nenin 82.2 të kushtetutës dhe bëri shkelje. E dyta bëri konstatim të paqëndruar duke aluduar se VV nuk i ka kthyer përgjigje në pesë letrat e tij. Ai nxorri konstatim të pasaktë që ne nuk duam ti kthejmë përgjigje. E treta, nuk është mandati i presidentit që në raundin e parë të thërrasë të gjitha partitë në konsultim’’, thotë ajo.
//KosovoInsights