20 mijë viktima nga Convid-19 në Britani

Ka shkuar në 20,287 numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 781 viktima të reja.

Në Angli u raportuan 711 të vdekur gjatë kësaj periudhe dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 18,084. Në Skoci u shënuan 47 raste të reja fatale, ndërsa në Uells vdiqën 23 persona, shkruan “Daily Mail” raporton Express-i.

Në këtë mënyrë, Britania iu bashkua katër shteteve të tjera që i kanë regjistruar më shumë se 20 mijë viktima të koronavirusit: Shtetet e Bashkuara, Italia, Spanja dhe Franca.

Zyrtarët shëndetësorë po brengosen që shumë persona nuk janë duke kërkuar trajtim mjekësor në spitale nga frika se infektohen me Covid-19 dhe kështu po i rrezikojnë gjasat për mbijetesë.