Nga sot nuk ka më ndarje mes Qeverisë dhe qytetarëve të saj

Grilat që ndanin oborrin e Qeverisë nga Sheshi “Skënderbeu” janë hequr sot gjatë ditës. Në këtë formë ky vendim i Qeverisë për heqjen e këtyre grilave tanimë garanton Lëvizjen e lirë të qytetarëve në tërë hapësirën publike.

Pas shumë vitesh prej kur ishin vendosur, këto grila kishin pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Për kohë të gjatë kishte pasur debate mbi heqjen apo mos-heqjen e këtyre rrethojave. Megjithatë, nga sot qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm edhe në këtë hapësirë e cila dikur ishte e rezervuar vetëm për zyrtarët e Qeverisë. Nga sot nuk do të ketë më ndarje e barriera mes Qeverisë dhe qytetarëve të saj.

Për këtë çështje sot është deklaruar edhe zv. ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Yll Rugova, i cili ka thënë se u hoqën grilat që ndanin qytetarin prej Qeverisë.

“Më në fund u hoqën grilat që e ndanin edhe fizikisht edhe simbolikisht qytetarin prej Qeverisë”, ka dekalaruar ai, në një postim në rrjetin social Facebook. //KosovoInsights