Shkëlzen Gashi ftohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda

Këshilltari i Kryeministrit të vendit, z. Shkëzen Gashi ka marrë sot një ftesë për paraqitje në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda.
Gashi është ftuar që në cilësinë e të dyshuarit për kanosje të paraqitet me datën 24.03.2020. Në rast të mosparaqitjes ekziston mundësia që të silleni me forcë është shkruar në fletëthirrje.
Shkëlzen Gashi ka reaguar menjëherë pas kësaj ftese me një postim në rrjetin socal Facebook.
“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin «kanosje». Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë…” ka thënë Gashi.
Ai është deklaruar se do të paraqitet nesër nga ora 10:00 në këtë drejtori.

“Nesër në ora 10:00 do të shkoj në drejtorinë në fjalë sepse i kam edhe unë disa pyetje për ta” ka përfunduar postimin e tij z.Shkelzen Gashi.

//KosovoInsights