22 emrat e zv.ministrave të rinj të Qeverisë Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar 22 zëvendësministra nga subjektet politike që përbëjnë koalicionin qeverisës: LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe komunitetet tjera.

Të emëruarit janë shpërndarë në 16 ministri, sa i ka gjithsej Qeveria e Kosovës. Numri i tyre është për 6 më i madh se numri i përgjithshëm i dikastereve qeveritare.

Vendimet e nënshkruara nga kryeministri, Avdullah Hoti mbajnë datën 19 qershor, për bartësit e funksioneve të zëvendësministrave të kabinetit të tij.

Sipas këtyre vendimeve të nënshkruara nga kreu i Qeverisë, në disa ministri janë emëruar nga tre zëvendësministra, si në: Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit si dhe në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në katër prej ministrive janë emëruar nga dy zëvendësministra ndërsa në tetë ministri është emëruar vetëm nga një zëvendësministër.

Sa i përket përfaqësimit gjinor, nga 22 zëvendësministrat e emëruar, vetëm tri janë gra, dy prej të cilave nga komunitetet jo shqiptare.

Në vendime thuhet se zëvendësministrat janë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministrat përkatës kur mungojnë ose kur nuk janë në gjendje t`i kryejnë detyrat e tyre.

Zëvendësministrat poashtu obligohen që brenda tridhjetë (30) ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit, ta bëjnë deklarimin e pasurisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi, transmeton Objektiv.

Në vijim lista e të emëruarve:

Muhamet Brajshori – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Gani Dreshaj – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Agron Bacaj – Zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Milan Radojeviq- Zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Muhamedali Mergjollari – Zëvendësministër i Mbrojtjes

Rexhep Kadriu – Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Burbuqe Bakia Deva – Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Ambientit

Muharrem Nitajn- Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Kushtrim Bahrimaj – Zëvendësministër i Financave

Jasmina Jovanoviq – Zëvendësministre e Financave

Xhavit Zariqi – Zëvendësministër i Infrastrukturës

Qerim Bajrami – Zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë

Driton Bardheci- Zëvendësministr i Arsimit dhe Shkencës

Pjetër Ndou – Zëvendësministër i Ministrinë e Shëndetësisë

Adnan Rexheplar – Zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Bajram Kastrati – Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Bahrim Shabani – Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Erxhan Galushi – Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Magbule Shkodra – Zëvendësministre e Pushtetit Lokal

Eldis Abazi – Zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal

Arbër Grabovci – Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Halil Matoshi – Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit