Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pritet që sot ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në këtë seancë do të flitet mbi raportin e Sekretatit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të bashkuara lidhur me situatën në Kosovë, është shprehur shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Kreshnik Ahmeti.
“Sot, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në Kosovë.”
Kreshnik Ahmeti ka thënë se në këtë seancë e cila fillon nga ora 16:00 do flitet për Raportin tremujorë nga shtatori i 2019 deri më 15 Mars 2020.
“Raportin tremujorë për zhvillimet që lidhen me Kosovën nga 16 shtatori 2019 deri më 15 mars 2020, do ta paraqes shefi i UNMIK-ut, z. Zahir Tanin.”
Tele-konferencën mund ta ndiqni “live” në linkun në vazhdim:
https://www.facebook.com/UNWebTV/