Bedri Istrefi i Telekomit zëvendësohet me Burbuqe Hanën

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur menjëherë zëvendësuesin e Bedri Istrefit të shkarkuar në postin e kryeshefit të ndërmarrjes.

Bordi ka caktuar Burbuqe Hanën ushtruese detyre të kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit, raporton Koha.

Pasditen e së premtes, Bordi i përkohshëm vendosi për shkarkimin e menaxhmentit të shkuar.

Tashmë është caktuar edhe ushtruesi i detyrës së Zyrtarit Kryesor të Finacave dhe Thesarit, ndërsa është shpallur konkursi për rekrutim në këto pozita zyrtare.

Ish- Drejtori i Telekomit që u shkarkua para pak orësh ka thënë se do ta padisë Ministren Hajdari për dëmtim imazhi dhe shkelje ligjore.

Sot gjatë ditës u shkarkuan kryeshefët e tre ndërmarrjeve publike nga bordet e këtyre ndërmarrjeve. Listës së gjatë të shkarkimeve iu bashkangjitën edhe drejtori i KEK-ut, drejtori i Infrakosit (hekurudhave) dhe drejtori i Telekomit.