Albin Kurti i tregon emrat e Kryeshefave të rinj të Ndërmarrjeve

Luigj Ymeri, Burbuqe Hana dhe Xhevat Ramosaj janë emëruar u.d kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe në Infrakos.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka deklaruar se Ymeri, Hana dhe Ramosaj do t’i zëvendësojnë kryeshefat e shkarkuar të këtyre tri ndërmarrjeve publike.

“Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi”, ka njoftuar Kurti.

“Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë”, ka thënë ai.