37 artistë e qytetarë arrestohen gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri

37 persona janë arrestuar dhe një polic ka përfunduar në spital, gjatë protestave të së dieles në Tiranë, kundër shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar.

Policia ka bërë të ditur se të 37-tit janë shoqëruar në polici, pasi që “kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit”.

“Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë”, shkruan në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Ndërkohë, policia po ashtu ka bërë të ditur se një pjesëtar i saji është duke marrë ndihmë në spital, pasi që ishte goditur me gjësende të forta nga protestuesit.

Objekti i Teatrit Kombëtar është shembur në orët e para të së dieles.