Një person pa shenja jete është gjetur sot në oborrin e shtëpisë së tij në qytetin e Mitrovicës së jugut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitim, ndërsa rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.
“Rasti është raportuar në mëngjes. Një 38 vjeçar është gjetë pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij”, ka thënë Zahiti.
Zahiti tutje ka thënë se trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Kosovo Insights do të vazhdoj t’iu mbajë të informuar rreth rastit. //KosovoInsights