39 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 21 persona shërohen

IKSHPK ka bërë të ditur se pas testimit të 255 mostrave 39 persona kanë dalë pozitiv me virus.

Rastet pozitive janë raste kontakti,

  • njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë),
  • nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan.’’, thuhet në komunikatën e Institutit.

Rastet në Pejë bëhet e ditur se vijnë pasi një numër i madh morrën pjesë në një ceremoni mortore me datën 6 prill.

Po ashtu, bëhet e ditur se 21 persona janë shëruar dhe numri total i të shëruarve tani është 159.

Ndërkohë numri total i konfirmuar i të prekurve është 669. Rrini të informuar përmes platformës tonë në Facebook //KosovoInsights