43 të shëruar dhe vetëm 4 raste të reja me Covid-19

Katërdhjetë e tre të shëruar dhe katër të infektuar me koronavirus janë regjistruar të mërkuren, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, katër raste janë raste kontakti: dy nga Komuna e Prizrenit, një nga Komuna e Rahovecit dhe një nga Leposaviqi, raporton KosovoInsights.

Në njoftimin e institutit shkruan se të mërkuren janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga Klinika Infektive, katër prej të cilave kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë, instituti ka njoftuar për 43 pacientë të shëruar, që e çon në 533 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.