A do jetë valide marrëveshja ekonomike Prishtinë-Beograd pas ardhjes së Biden në Shtëpinë e Bardhë!

Pyetjes: A do jetë valide marrëveshja ekonomike Prishtinë-Beograd, pas ndryshimit në Shtëpinë e Bardhë? – I është përgjigjur eksperti nga SHBA për çështje ndërkombëtare dhe njohësi i Ballkanit, Daniel Serwer, sipas të cilit marrëveshja qëndron, megjithëse nuk do të ketë ndonjë domethënie të madhe edhe nëse ajo zbatohet, transmeton “Kosovo Insights”.

“Marrëveshja qëndron, megjithëse nuk do të ketë ndonjë domethënie të madhe edhe nëse ajo zbatohet. Marrëveshja nuk e detyron SHBA për asgjë, dhe deri tani unë nuk kam dëgjuar asgjë lidhur me zbatimin e saj nga Prishtina dhe Beogradi”, ka theksuar Serwer.

 

Derisa sa i përket arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, Server thotë se ne duhet ta kuptojmë që procesi zhvillohet kundër përgjegjësisë individuale të personave, jo me përgjegjësi kolektive.

 

“Ne duhet ta kuptojmë që procesi zhvillohet kundër përgjegjësisë individuale të personave, jo me përgjegjësi kolektive. Shqetësimi është se ai po zhvillohet vetëm në njërin drejtim, sepse Dhomave të Specializuara u mungon juridiksioni të merren me autorët serbë të krimeve dhe Serbia ka dështuar në vënien e tyre në bankën e të akuzuarve. Kjo është për të ardhur keq”, ka deklaruar Serwer.//Kosovo Insights