A do të miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike!

Sot në orën 10:00, në rend dite të seancës së Kuvendit do të jetë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Javën e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish kishin dështuar të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19, në mungesë të kuorumit, pasi në seancë kishin marr pjesë në votim vetëm 41 deputetë.

Ky Projektligj, poashtu nuk kishte marrë votat në lexim të parë as në muajin gusht, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë, ndonëse ministrja e Financave, Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij.

Kujtojmë se me miratimin e këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.//KosovoInsights