A është i gatshëm Thaçi të bëj shkelje flagrante të Kushtetutës?

Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi ka thirrur sot në një takim krerët e partive politike për t’i pyetur nëse duan të shkojnë në zgjedhje apo të formojnë qeverinë e re të Republikës së Kosovës. 

Ai në një konferencë të përbashkët me partitë politike është konsultuar dhe ka dëgjuar opinonet e zyrtarëve të subjeketeve politike. Pasi ka dëgjuar të gjithë, Presidenti është shprehur se është i gatshëm t’i jap mandatin kujtdo që mund të formoj qeverinë.

“Si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës, janë për formimin e Qeverisë së re, ndodhemi para pyetjes: Si rrjedhojë e vullnetit tuaj të shprehur që vendi të ketë qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi dhe përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, unë do t’i jap mandatarin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë e re. S’është në diskrecionin tim të propozoj kandidatin e tillë. Siç e dini të gjithë, Qeveria rrjedh nga fuqia mbizotëruese brenda Kuvendit. Prandaj propozimi duhet të vijë nga partia apo koalicioni që do të ketë gjasa më të mëdha që të formojë qeverinë.”, ka thënë ai.

Në rast se Thaçi i jep mandatin partisë e cila nuk ka dal e para nga zgjedhjet atëherë ai do të bëj shkelje të rëndë kushtetuese. Tejkalimi duke mos i dhënë mandatin fituesit të zgjedhjeve pra, Lëvizjes Vetëvendosje! dhe dhënia e mandatit një subjekti tjetër politik sipas shumë ekspertëve kushtetues përbën shkelje flagrante të Kushtetutës.

Kosovo Insights nëpërmjet fotos ju sjellë pikat se ku shkilet Kushtetuta sipas ekspertëve që kanë përpiluar Kushtetuten e Kosovës.

Nenet ku mund të shkilet Kushtetuta nga ana e Presidentit janë neni 95 pika 4 dhe neni 82 pika 1 . //Kosovo Insights