A fshihet Berat Buzhala pas skandalit me Riadin ku u dëmtua Vetëvendosja!?

Një postim i Berat Buzhales sot ngjalli reagime të mëdha në rrjete sociale. Bëhet fjalë për një profil fallco i cili nuk dihet kush është në të vërtetë, teksa Buzhala spekulon se është simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.

Postim në Facebook përmbante një foto provokuese dhe një mbishkrim “Kurr hallall mos ju koft qe Se keni Faru Drenicen krejt”, ku shihet Slobodan Millosheviqi dhe ish-gjenerali i ushtrisë serbe Ratko Mladic.

Lajmi zbulohet të jetë i vitit 2016. Por, dyshimet ngriten në atë se si Berat Buzhala e di që ky profil në facebook me emrin “Riad Maqitena” është simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje? Si mund të spekuloj gazetari Buzhala me profile të rrejshme dhe të ndërtoj opinione që mund të dëmtojnë një subjekt politik?

Vlen të theksohet që Gazeta Express të njejtin postim e kishte bërë lajm poashtu edhe në vitin 2016. Kjo rritë dyshimet që prapa këtij postimi mund të jetë vet gazetari Buzhala.

Këto duken të jenë akuza të rënda dhe të pabaza në drejtim të LVV, për prishje të imazhit. //KosovoInsights