A u konfirmua aktakuza për Thaçin e Veselin? Ky është verdikti i Gjykatës Speciale

Se a është konfimruar aktakuza për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, deri tani Gjykata Speciale nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë çështje.

Megjithatë në një përgjigje për kp, kanë deklaruar se derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale.

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Kujtojmë se aktakuza u publikua nga Dhomat e Specializuara me 24.06.2020, ku thuhej se Veseli e Thaçi janë “penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”.