AAK arrin marrëveshje me LDK-në

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Arritëm marrëveshje me LDK-në”, u shpreh ai.

Ai ka njoftuar se do të qeverisin me 4 ministri dhe do të kenë një zëvendëskryeministër. Haradinaj shtoi se numri i ministrive nuk do të ndryshohet nga ky aktuali.

Haradinaj ka njoftuar se AAK-ja do të qeverisë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Arsimit atë të Drejtësisë dhe Zhvillimit Ekonomik.- përcjell Kosovo Insights.

Besnik Tahiri do të jetë zvkryeministër, Blerim Kuçi- Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Meliza Haradinaj – Ministre e Jashtme, Selim Selimi- Ministër i Drejtësisë dhe Ramë Lika – Ministër i Arsimit.

Por ditë më parë, nga LDK-ja janë deklaruar se do të udhëheqin me 7 poste, derisa Nisma e minoritetet ende s’janë deklaruar. //KosovoInsights