Ahmeti: Kurti nuk erdhi të takohemi

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk e ka vizituar Komunën e Prishtinës, siç ka bërë me disa komuna tjera të Kosovës. Për këtë kryetari i komunës së Prishtinës, Shepnd Ahmeti, në një intervistë në emisonin Pressing  se ai është i në gjendje gadishmërie që të bashkëpunojë me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, që të merren masa për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ahmeti tha se vizita e kryeministrit do ta shtonte sigurinë te qytetarët. Mirëpo gjithashtu ka thënë se ka pasur bashkëpunim të mirë me Kurtin dhe ministritë tjera gjatë pandemisë.

‘’Jam i gatshëm të bashkëpunojmë”, tha Shpend Ahmeti.

“Kam pasur bashkëpunim të mirë me të gjithë ministrat dhe kam bioseduar edhe me Kurtin gjatë pandemisë”, shtoi ai.

Ahmeti ka paralajmëruar se dëmi ekonomik nga Covid-19 pritet të jetë i madh. Ai shpreson që partitë politike të vijnë me një zgjidhje për pakon ekonomike dhe të lënë anash dallimet.

‘’Kam folur shumë për këto punë. Nuk dua të ofendoj askënd, por si nuk po mund ta kuptojnë dëmin ekonomik. FMN ka parashikuar 4% rritje për këtë vit pa pandeminë, ndërsa tani mund të shkojmë në nivelin më të ulët -11%’’

‘’Ndoshta këto janë vetëm numra, por qytetarët duhet ta kuptojnë se mund të humben deri në 50 mijë vende pune’’, tregon Ahmeti.

‘’Unë dhe Dardani jemi për politika kejnsiane, të cilat edhe i kemi shtyrë në VV. Ta themi thjesht, gjithcka në ekonomi është e varur nga kërkesa dhe oferta. Futemi në një cikël të padëshiruar nëse nuk ka para në qarkullim. Një dyqan nuk ka para nëse nuk blen askush, dyqani nuk para për puntorët, puntorët nuk kanë para për shpenzime e kështu me radhë. Është kundër intuitive ajo që ne themi. Duhet të shpenzohet më hum nga shteti në kohë krize. E di që njerëzit besojnë që duke mos shpenzuar në kohë krize ruajmë paratë, por kjo nuk është tërësisht në rregull’’, përfundon ai. //Kosovoinsights