Ahmeti: Sonte Prishtina del nga karantina

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes rrjetit social Twitter ka bërë të ditur që sonte Prishtinës i largohet masa e karantinës. Ai gjithashtu bëri thirrje që të mos relaksohemi dhe që të jemi sa më të kujdesshëm.

Postimi i plotë:

Prishtina hiqet sonte nga karantina.  Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne.  Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë.  Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar.

Ky është lajm i mirë!   Masat e tjera mbesin në fuqi.

#rriNshpi

Fotot nga Nderim Dema.