Aksident me fataliten në Baballoq të Deçanit

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Baballoq të Deçanit, një person humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, ndërkaq që aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

R.D. ka ndërruar jetë, i cili sipas policisë dyshohet ta ketë shkaktuar aksidentin ndërsa i lënduar ka mbetur edhe një 23 vjeçar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Ju informojmë se sot me datë 2 Maj 2020, rreth orës 12:55, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq – Deçan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

– I dyshimti R. D. lindur me 1959, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vend të ngjarjes.

– Viktima Rr. A. lindur me 1997, ka pësuar lëndime dhe është në tretman mjekësor.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të DRP-Pejë.