Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje: Astrit Dehari përkujtohet në katër vjetorin e vdekjes

Sot në katër vjetorin e vdekjes të aktivistit Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje duke filluar në ora 09:30 do të bëjnë homazhe tek varri i tij në Zllatar.

Me rastin e katër vjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar agjenden, ku duke filluar nga ora 09:30 do bëhen homazhe te varri i Astrit Deharit, derisa në ora 12:00 do të ketë konferencë për media për rastin Dehari, në ora 20:00 të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpivve/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari.

 

Agjenda:

– 09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit

– 11:00 – Drejtorët tanë të Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren, Vushtrri, Mitrovicë dhe Han të Elezit, bashkë me ekipe mjekësore, fillojnë vizitat në familjet me nevojë në Qendrat e tyre përkatëse dhe u ofrojnë shërbime mjekësore.

– 12:00 – Konferencë për media për rastin Dehari

– 20:00 – Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpivve/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari.

 

Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Publikimi i të gjeturave të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.//KosovoInsights