Albin Kurti: BE-ja duhet të kujdeset për ne

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës,  ka kujtuar në mënyrë kronologjike  ngjarjet që përshkuan Evropën që nga paslufta e dytë botërore.

Me këtë rast ai ka thënë se Kosova i ka sytë nga Bashkimi Evropian dhe se BE-ja duhet të kujdeset për ne.

Kurti ndër të tjera ka thënë se Ballkani Perëndimor dhe BE-ja janë ekonomikisht dhe gjeopolitikisht, historikisht dhe kulturalisht, shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin. Progresi Evropian varet nga të kuptuarit e kësaj.

“BE-ja u ndërtua përmes betejës kundër fashizmit. Paqja Evropiane ka në themel antifashizmin. Ndërsa shënojmë këtë ditë, le të kujtojmë se paqja nuk është thjesht mungesa e konfliktit të dhunshëm, por prania aktive e drejtësisë së vërtetë. Një paqe e drejtë me një shtet të mirëqenies që funksionon për të gjithë pa marrë parasysh kombësinë, fenë dhe gjininë. Ne shikojmë kah Bashkimi Evropian. BE-ja duhet të kujdeset për ne. Ballkani Perëndimor dhe BE-ja janë ekonomikisht dhe gjeopolitikisht, historikisht dhe kulturalisht, shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin. Progresi Evropian varet nga të kuptuarit e kësaj”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti.

Ky është postimi i tij i plotë:

//KosovoInsights