Kryeminitri Kurti: Klubi i stërvjetëruar politikisht nuk janë për zgjedhje

Në një konferencë për media, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka komentuar takimin e sotëm të thirrur nga presidenti i vendit me parinë politike në vend. Ai ka nxjerrë në pah frikën që kanë partitë politike në vend në rast se do të mbaheshin zgjedhjet.

 “Sot njëzëri, një klub i stërvjetruar politikisht kumtoi se nuk janë për zgjedhje. Duke e thënë kështu të vërtetën e tyre të madhe: frikën nga përballja me vullnetin qytetarë” tha Kurti.

Përndryshe, të gjithë liderët e partive politike janë deklaruar se nuk janë për të shkuar në zgjedhje duke u arsyetuar se është kohë pandemie dhe se vendit i duhet një Qeveri e re.

Albin Kurti ka hedhur akuza edhe ndaj presidentit të vendit duke e quajtur president ilegal.

“Vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet që ta mbyllë në një dekret antikushtetues ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve. Nga roli unifikues dhe nga kompetencat që ia përcakton kushtetuta Presidenti sot doli në ilegalitet.” ka thënë Albin Kurti në konferencën për media.

Ditëve në vijim pritet që Thaçi t’i jap mandatin qeverisës partive të cilat mund të arrijnë shumicën për formimin e Qeverisë. Megjithatë, kjo do të kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje! e cila dekretin e presidentit do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Poashtu, zyrtarë të LV kanë deklaruar se nuk do të lejojnë grabitjen e pushtetit nga ana e PLAN-it dhe deformimin e vullnetit qytetarë të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit. //KosovoInsights