Albin Kurti paralajmëron rrëzimin e Hashim Thaçit

Qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës janë përgjigjur tubimit të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje! në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në tubimin e mbajtur sot Albin Kurti e ka quajtur presidentin e Kosovës hajn, transmeton Kosovo Insights.

“Javën e kaluar presidenti ka ngritur një dilemë. Dilemën se a është hajn apo nuk është hajn”, tha Kurti.

“Një qytetar i ri, mbase student, nga ky shesh e quajti presidentin hajn, ama pa ia përmendur emrin. Mirëpo truprojat private të tij e ditën që e ka fjalën për presidentin. Prandaj edhe iu vërsulën qytetarit student. Ne nuk kemi ende prokurori të guximshme që do ta vërtetonte hajninë e presidentit”, tha Kurti.

“Presidenti është hajn, por jo edhe jo shumë gjatë, edhe ndonjë muaj, ai do të shkojë dhe nuk do të mund të vjedhë më.” u shpreh më tutje Albin Kurti.

Përmes kësaj Albin Kurti paralajmëron se Hashim Thaçit është duke i ardhur fundi ku pritet që brenda këtyre muajve ai ” do të shkojë dhe nuk do të mund të vjedhë më”. //KosovoInsights