Albin Kurti: Qeveri legjitime e kredibile do të bëhet atëherë kur Vetëvendosja të vijë në pushtet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë një vizite në Mitrovicën e Veriut, ku ishte prezent për ta mbështetur kandidatin e partisë për Kryetar të Mitrovicës Veriore Erden Atiq, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja parlamentare nga të cilat del qeveria e re dhe presidentja apo presidenti i ri, shkruan “Kosovo Insights”.

“Ne kemi nevojë për zgjedhje të reja parlamentare nga të cilat del qeveria e re dhe presidentja apo presidenti i ri, por mos të harrojmë që Kosova aktualisht ka president është ushtruesja e detyrës znj Vjosa Osmani pra karrige e presidentit nuk është e zbrazët”, ka theksuar Kurti.

Sipas Kurtit, një Qeveri legjitime e kredibile do të bëhet atëherë kur Vetëvendosja të vijë në pushtet.

Ndërkohë sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Kurti tha se Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një dialog të ri me parime dhe i përgatitur mirë, i cili edhe e braktis qasjen transaksionale të shkëmbimeve të çdollojshme por në të njëjtën kohë edhe e fiton karakterin transformues.

“Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një dialog të ri me parime dhe i përgatitur mirë, i cili edhe e braktis qasjen transaksionale të shkëmbimeve të çdollojshme por në të njëjtën kohë edhe e fiton karakterin transformues, duke bërë demokratizimin dhe evropianizimin e dialogut si të tillë”, potencoi Kurti.//Kosovo Insights