Albulena Haxhiu: Pse ky terr informativ?

Ministrja e Drejtësisë ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke kritikuar Presidentin e vendit për mostransparencë. 
Ajo ka thënë se letrat drejtuar Kurtit më parë dilnin në Media se sa që mbërrinin në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, por kështu nuk po ndodhë edhe me letren e fundit drejtuar Mustafës së LDK-së.
Zyra e Presidentit javës që shkoi u konfirmoi mediave që Presidenti ia kishte kërkuar emrin për mandatar, Kryetarit të LDK, Isa Mustafa.
“Jemi të gjithë dëshmitarë, sidomos vet gazetarët, se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat tona.”
Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?
Meqë Presidenti është kaq i sigurtë për veprimet e veta, le të urdhërojë e ta publikojë. E njëjta vlen edhe për Kryetarin e LDK-së.
Padyshim që ata janë të vetëdijshëm për arbitraritetin e tyre dhe se kjo është shkelje e Kushtetutës me paramendim. ka thënë Haxhiu.