Aleksandër Vuçiq nuk dallon nga ish-shefi i tij Millosheviq

Kërcënimet e Vuçiqit për luftë në Kosovë, nuk e kanë befasuar Deputeten Saranda Bogujevci, për faktin se ky bashkëpuntor i ngushtë i Milosheviqit nuk ndryshon asgjë në përmbajtje nga ish-shefi i tij. Në anën tjetër edhe vet Lista Serbe është produkt i negociatave Kosovë-Serbi, pra ajo me shumë e përfaqëson Beogradin se interesin e qytetarëve serbë të Kosovës, transmeton “Kosovo Insights”.

 

“Nuk mund të befasohemi nga kërcënime të tilla nga Vuçiq e as nga partia e tij në Kosovë, Lista Serbe. Kjo tregon që ky bashkëpuntor i ngushtë i Milosheviqit nuk ndryshon asgjë në përmbajtje nga ish-shefi i tij. Në anën tjetër edhe vet Lista Serbe është produkt i negociatave Kosovë-Serbi, pra ajo me shumë e përfaqëson Beogradin se interesin e qytetarëve serbë të Kosovës”, ka deklaruar Bogujevci.

Për Bogujevcin kjo qeveri që në fillim u krijua si pasojë e një shantazhi të dyfishtë, duke ja hequr reciprocitetin Serbisë se Vuçiqit dhe varej direkt nga votat e Listes Serbe.

“Kjo qeveri që në fillim u krijua si pasojë e një shantazhi të dyfishtë, duke ja hequr reciprocitetin Serbisë se Vuçiqit dhe varej direkt nga votat e Listes Serbe. Pra për Republikën e Kosovës s’kishte si të bëhej më keq. Fokusi jonë nuk duhet të jetë gjithaq te diskursi i kahmotshëm i Serbisë, që tash përfaqësohet nga Vuçiq, por te ne që duhet të sillemi si Republike normale dhe t’i vendosim reciprocitet këtij vendi që për qëllim ka zhbërjen tonë”, ka potencuar ajo në një prononcim për media.//KosovoInsights