Ambasada amerikane: Qeveria të emërojë njerëz profesionistë në vend të aleatëve politikë

Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj emërimeve në Qeverinë Hoti, duke bërë thirrje që të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë.“

Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të emërojë profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë,” thuhet në postimin e Ambasadës në Twitter.

Ky reagim erdhi pas emërimeve të fundit nga Qeveria Hoti.