Amerikanët të gëzuar që në zgjedhjet presidenciale humbi Donald Trump

Bazuar në një sondazh të publikuar nga Universiteti Monmouth në Nju Jersey, më shumë amerikanë janë gëzuar që në zgjedhjet presidenciale humbi Donald Trump sesa që ato i fitoi Joe Biden.

Sipas sondazhit, shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet presidenciale kanë qenë të drejta, 34 për qind e publikut amerikan është i gëzuar dhe 18 për qind i lumtur për humbjen e Trumpit, ndërsa vetëm 28 për qind janë të pakënaqur dhe 10 për qind të zemëruar nga kjo humbje.

Derisa vetëm 25 për qind e pjesëmarrësve janë të kënaqur dhe 26 për qind të lumtur për fitoren e Bidenit, ndërsa 29 për qind janë të pakënaqur dhe 15 për qind të zemëruar, sipas rezultateve të këtij sondazhi.

Brenda grupit që e kanë votuar Joe Bidenin, 57 për qind thanë se janë të lumtur që kandidati i tyre ka fituar, por 73 për qind janë të lumtur që Donald Trumpi ka humbur.//Kosovo Insights