Anadolu: Katër të vdekur dhe 120 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Katër viktima janë konfirmuar në Izmir nga tërmeti prej 6.6 shkallësh që e goditi Turqinë Perëndimore, ka raportuar agjencia e lajmeve, Anadolu.

 

Përpos viktimave, vetëm në këtë qytet u raportuan edhe 120 persona të lënduar.

Lajmin e bëri të ditur Agjencia shtetërore e Fatkeqësive.

Ndryshe, tërmeti i ka prekur edhe ishujt grek që ndodhen në Detin Egje.

Agjencia Anadolu ka shkruar se tërmeti ka qenë me fuqi prej 6.6 shkallësh, por disa medie tjera ndërkombëtare kanë shkruar se fuqia e dridhjes ka qenë rreth 7 shkallë të Rihterit.

Në një video të publikuar në Twitter shihet momenti kur një ndërtesë shembet pas dëmtimeve të shumta që kishte pësuar nga dridhja e fortë.

Ende nuk është raportuar zyrtarisht për viktima, por bazuar në fuqinë e tërmetit dhe numrin e ndërtesave të shembura, ka frikë se së shpejti do të konfirmohen viktimat e para.