Angela Merkel përgëzon Joe Biden: Pres bashkëpunime President

Fitoren Biden-it, ia ka uruar edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila e ka  përgëzuar atë dhe mikeshën e saj, Kamala Harris, raporton “Kosovo Insights”.

“Pres bashkëpunime Presidentin Biden”, ka shkruar Merkel në Twiter.

“Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme, duam të zotërojmë sfidat e mëdha të kohës sonë”.

Kujtojmë se Merkel, ka potencuar se Harris do të ishte Zëvendës Presidentja e parë grua në vendin e saj.

Joe Biden, i cili mbushë 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur inaugurohet në Janar në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930’ta.//Kosovo Insights