Anton Quni: Nuk e kam votuar Avdullah Hotin

Anëtari Kryesisë së LDK, po ashtu edhe Ministër i Mbrojtës, Anton Quni, ka treguar qëndrimin e tij në mbledhjen e Kryesisë së partisë ku Avdullah Hoti u propozua si kandidat për kryeministër të Kosovës.

Quni ka thënë se ka abstenuar kur është votuar për Hotin, ndërsa ai ka propozuar emra të tjerë.

Quni e vlerëson personalitetin e Hotit, por se ai ka propozuar dikë që do të bënte përpjekje të përmbushte nevojën e unifikimit të LDK-së.

Postimi i tij i plotë:

Qendrimi im ne mbledhjen e Kryesise se LDK-se Te nderuar miq, me qellim qe te mos krijohet hapesire per spekulime ne mediat e ndryshme, dua te ju njoftoj rreth qendrimit qe mbajta sot, ne mbledhjen e kryesise se LDK-se, me rastin e nominimit te kandidatit tone per kryeminister, profesor, Avdullah Hoti.

Meqenese LDK-ja ruan kulturen e debatit para marrjes se vendimeve te saj, para nominimit eshte hapur mundesia per debat te cilen e kemi shfrytezuar duke biseduar me gjuhen e fakteve dhe argumenteve rreth kandidateve te mundshem.

Natyrisht qe edhe nga ana ime eshte çmuar larte personaliteti i profesorit Avdullah Hoti.

Por, e verteta eshte se, kam thene qe e shoh te nevojshme edhe nominimin e ndonjë personaliteti tjeter te partise, gjithmone ne perpjekje te permbushjes se nevojes per unifikim te strukturave te partise dhe votuesve te LDK-së.

Me kete rast kam dhene edhe propozimet e mia, e qe ishin me shume se sa nje emer.

Ne fund, pas debatit brenda partiak qe, zakonisht zhvillohet ne atmosfere dhe kulture te larte demokracie dhe cfare vetem subjekti i LDK-se e ka te kultivuar, qendrimet tona u perafruan rreth emrit te profesor, Hotit i cili edhe mori besimin e te te gjithe te pranishmeve.

Une kam abstenuar nga votimi, por natyrisht qe kam respektuar plotesisht vendimin unanim te Kryesise dhe e kam uruar te nominuarin duke i deshiruar sukses dhe me lutjet qe ne kete rrugetim ta kemi bekimin e Zotit.

//KosovoInsights