Anulohet konferenca e Kurtit dhe Hajdarit

Kryeministri në detyrë, kishte planifikuar që në ora 17:00, bashkë me ministren në detyrë të Tregtisë dhe Ekonomisë, Rozeta Hajdarin, të dal në një konferencë për media.

Konferenca është anuluar si shkak i motit të papërshtatshëm, njofton KosovoInsights.

“Arsyeja e anulimit të saj është moti i papërshtatshëm, i cili e pamundëson mbajtjen e kësaj konference për medie në ambient të hapur, sikurse edhe ka qenë praktika kohëve të fundit.  Në të njëjtën kohë, bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe në përputhje me masat që Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ne kemi vendosur që të shmangim organizimin e konferencave për medie në hapësira të mbyllura. Kryeministri në detyrë Kurti dhe Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj. Rozeta Hajdari do t’ju adresohen me një video-incizim të cilin do ta ndajmë me ju posa të jetë gati. Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.//KosovoInsights