Arben Vitia përulet para punës së heronjëve të betejës me virusin

Një foto e jashtëzakonshme ka qarkulluar gjatë ditës në rrjetet sociale. Teksa po përballemi me një betejë të fuqishme kundër virusit Covid-19, mjekët tanë edhe pse në kushte të pafavorshme, ia kanë dal në formën më të mirë ta luftojnë sëmundjen e rrezikshme.

Republika e Kosovës është ndër vendet me më së paku të prekur nga Covid-19. Eshtë për tu quditur fakti se sa mirë Ministria e Shëndetësisë ka menagjuar me pandeminë. Në të gjithë botën nga ky virus janë të prekur mbi 2 milionë njerëz.

Qeveria e Kosovës ka menagjuar krizën siç duhet sepse më shumë është fokusuar në parandalimin e kësaj sëmundjeje. Masat e Qeverisë kanë rezultuar të suksesshme. Ndalimi i qarkullimit, karantinimi i qyteteve ku ka më shumë të prekur me Covid-19, karantinimi i qytetarëve që kanë ardhur nga jashtë vendit ka ndikuar në mospërhapjen e virusit.

Ministri Vitia dhe mjekët kanë marrë lëvdata të mëdha nga ana e qytetarëve. Në ditët e kaluara qytetarët kanë dal në ballkone për të duartrokitur punën e ministrit, mjekëve, policëve dhe gjithë atyre që janë duke kontribouar në betejën për parandalimin e koronavirusit Covid-19.

Në foton që ka qarkulluar gjatë ditës së sotme shihet Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke u përulur me nderim ndaj një doktoreshe. Vitia në këtë mënyrë ka përshëndetur dhe ka shprehur respekt të veçantë për punën e heronjëve të ditëve të sotme. //KosovoInsights