Arben Vitia: Nga e hëna, lëvizja do të lejohet dy herë në ditë nga 90 minuta

Ministri Arben Vitia, ka thënë se nga 4 maj do të fillojë zbutja e masave të pandemisë në Kosovë.

Ai ka thënë se në fazën e parë, parashihet që qytetarët të mund të dalin nga ajo datë dy herë nga 90 minuta në ditë. Kurse për fazën e dytë, ndoshta edhe finale, pritet të mbahet një konferencë pas 1 ndosha 2 muajve.

“Faza e parë do të jenë masa ku nuk do të mund të lëvizim më shumë. Nga e hëna, parashihet që qytetarët të jenë të lirë të lëvizin dy herë në ditë nga 90 minuta’’, ka thënë Vitia në Rubikon.

Zbutja e masave pritet të bëhet e ditur më 30 prill, ku do të mbahet një konferencë për media. //KosovoInsights