Armend Muja e cilëson si hero Arben Vitinë. Masat e vendosura dhanë efektin e tyre

Analisti Armend Muja ka lavdëruar punën e Ministrisë së Shëndetësisë, duke treguar që Masat e ndërmarra kanë dhënë efekte mjaftë të mira.

Ndër të tjera ai në postimin e tij në rrjetin social Facebook e ka cilësuar si hero Ministrin Vitia.

“Efekti i Masave te 13 prill 2020 – Me date 13 prill, Ministria e Shendetesise del me masat e reja per kufizim te levizjes. Efekti i tyre eshte verejtur me date 26 prill, dy jave pas, aq sa vleresohet periudha ndermjet infektimit dhe manifestimit te shenjave te Covid-19. Pra, me date 13 prill eshte marre vendimi per prerje te kurbes se infektimit me Covid-19 dhe ajo ka dhene rezultat. Kushdo qe e pati guximin per nje vendim te tille meriton respekt. U tha qe me keto vendime u shkel Kushtetuta, une vec mund te pergezoj Ministrin Vitia per kete ‘shkelje’ heroike.”

Më poshtë mund të ndiqni nëpërmjet një grafikoni ndikimin që kanë pasur masat e ndërmarra të Ministrisë së Shëndetësisë në parandalimin e Covid-19.