Arrestohen 5 persona të dyshuar për zjarrvënie, njëri prej tyre i mitur

Policia e Kosovës, respektivisht njësiti i hetimeve të stacionit policor të Obiliqit, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm (zjarr-vënie).

Personat e dyshuar, të arrestuar nga policia gjeni si në vijim me iniciale:

P. 17 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës
P. 18 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës
S., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës
P. 19 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës
P. 20 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të lartëpërmendurit sipas dyshimeve të bazuara dyshohet se janë të përfshirë në rastet që janë raportuar me datën 29 mars dhe 16 prill të vitit 2020.

Njësiti i hetimeve ka arritur të gjejë një armë automatike (Thompson) dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. //KosovoInsights