Arrestohet i dyshuari pasi shkroi “UÇK” në murin shkollës serbe në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për shkrimin e “UÇK” në murin e shkollës së komunitetit serb në Vushtrri.

Gjatë intervistimit i arrestuari ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shkruar një grafit “UÇK” në murin e shkollës “21 Nëntori” (e komunitetit serb) dhe në një shtëpi të një mashkull kosovar po ashtu ka shkruar “UÇK”. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. //KosovoInsights