Avdiu: Një numër i madh i pjestarëve të Policisë së Kosovës, po e keqpërdorin detyrën zyrtare për përfitime seksuale

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj sociale, aktivistja Arta Avdiu, ka kritikuar Policinë e Kosovës, sipas të cilës një numër i madh i pjestarëve të Policisë së Kosovës, po e keqpërdorin detyrën zyrtare për përfitime seksuale, shkruan “Kosovo Insights”.

Konkretisht, sipas Avdiut, zyrtarët policorë po i ndalojnë gratë gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-Covid, për t’ua marrë numrat e telefonit.

Avdiu potencon se policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar, andaj shteti duhet me reagu menjëherë.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

“Nje numer i madh i policeve ne Ks, jane tu e keqperdore detyren zyrtare per perfitime seksuale. Grate dhe vajzat me shume po i ndalojne qe te ua marrin nr e telit, sesa qe ato kane ba shkelje. Dhe ne momentin qe ato nuk i pergjigjen, ata po i denojne.
Ky eshte problem shume serioz, e qe shteti duhet me reagu menjhere.
Kete po e deklarojne plot gra edhe vajza!”//Kosovo Insights