Avdullah Hoti jep dorëheqje, Kosova shkon në Zgjedhje të Jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka ofruar dorëheqjen, sipas gazetarit Astrit Gashi, i cili lajmin e bëri të ditur në një debat televiziv sa ishte duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, transmeton “Kosovo Insights”.

“Ka informacione që kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen. Është i gatshëm të jap dorëheqjen”, potencoi Gashi.

Sipas tij, në dy javët e ardhshme do të vendoset nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Jemi në një situatë, kur është dyjavëshi final ku do të dihet nëse do të shkojmë në zgjedhje, apo kjo qeveri do të vazhdojë. Kupa është mbushur. Këto janë pika që po e mbushin kupën që do ta cojnë vendin drejt zgejdhjeve”, theksoi Gashi.//Kosovo Insights