Avokati Gashi: Nuk ka dilema që aktivisti i Lëvizjës VETËVENDOSJE! Astrit Dehari është vrarë në burg.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Avokati Tomë Gashi, njëherit avokat i Familjes Dehari i angazhuar rreth qështjes së vdekjës së dyshimt të aktivistët të Lëvizjes Vetëvendosje në burg, thotë:

Ma askush nuk ka dilema se aktivisti i Lëvizjës VETËVENDOSJE! Astrit DEHARI është vrarë në burg.

Tani pas tri viteve janë duke u zbuluar rrethana të reja për vdekjen e dyshimtë-në rrethana të pasqaruara të Naser MAKOLLIT, i cili vdiq në Qendren e Paraburgimit në Lipjan më 03.04.2017.

Gashi e ndërlidhë vdekjen e shokut të qelisë së Astrit Deharit i cili vdiq në rrethana të dyshimta. Ai tha se Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendren e Paraburgimit në Lipjan 34 ditë pas vrasjës së Astritit, si dhe që sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë ka paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjës së dyshimit – në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit.

Njëherit i ka  bërë thirrje Prokurorisë që të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës.

Kërkesa e Avokatit Gashi, drejtuar prokurorisë :

Postimi i plotë: