Banorët e fshatit Çabër dënohen nga policët e komunitetit serb, Qeveria e Kosovës heshtë

Shqiptarët e fshatit Çabër, ka muaj e vite që janë në hall, nga policët e komunitetit serb, të cilët po i denojnë vetëm pse janë shqiptarë.

Kështu deklarohet qytetari Qamil Zeqiri, sipas të cilit andej kalojnë serbë me tabela KM, e pa tabela, për një gjë ma të voglën dënohet shqiptari, për një gjë më të madhen nuk dënohet serbi.

”Këndej kalojnë serbë me tabela KM, kalojnë serbë pa tabela, për një gjë ma të voglën dënohet shqiptari, për një gjë më të madhen nuk dënohet serbi”, ka thënë Zeqiri.

Lidhur me këtë problematikë, edhe Izmir Zeqiri, i cili ka paguar disa dënime që thotë të kenë qenë të padrejta, cilëson se bashkëfshatarët e tij janë bërë cak qëllimisht

.”Nuk është për tu ankuar pse dënohet, por është për tu ankuar qe të mos jetë që këta të plotësojnë listat e dënimeve me banorët e komunitetit të Zubin Potokut, kur ka çka me dënu boll se natën edhe ditën ka qarkullim të paligjshëm të komunitetit serb në qendër të Çabrës”, u shpreh Zeqiri.

E derisa Qeveria e Kosovës heshtë, ata që po i vuajnë pasojat janë qytetarët.//KosovoInsights