Banorët e Krushës së Madhe me peticon kundër policit që ushtroi dhunë

Banorët e fshatit Krushë e Madhe kanë reaguar ndaj dhunës së shpërfaqur të Policisë në protestën e tyre kundër krimeve serbe të kryera në këtë fshat të organizuar një ditë më parë.

Ata kanë thënë se është përdorur dhunë nga ana e policit dhe për këtë gjë do të nisin një peticion.

Organizatorët kanë falenderuar pjesëmarrësit në protestën e djeshme.

“Të dashur banorë të fshatit tonë,shume të respektuar banorë të Krushës se Madhe dhe të gjithë ju që ishit pjesemarres ne protestën tonë për të kërkuar drejtësi për krimet serbe ju falenderojme të gjithëve.”

Ata kanë thënë se protesta ishte organizuar kundër Darko Tasic i cili bashkë me ushtarët tjerë serbë kishte kryer krime në Krushë të Madhe.

“Si fshat organizator të kësaj proteste kërkojmë mirëkuptim prej Policisë së Republikës së Kosovës për situaten e krijuar nje dite me pare,mirëpo kerkojme prej Policise se Kosovës të kene parasysh mllefin e gjithe atyre nënave qe krimineli Darko Tasic bashkë me te tjerët qe vranë e dogjën bijte e burrat e tyre,ishte zemërimi i gjithë atyre fëmijëve qe u rriten jetim e sot ende nuk i kanë gjetur eshtrat e baballarve te tyre.”

Në njoftimin e organizatorëve të protestës së djeshme thuhet se ataa do të organizojnë një peticion kundër policit me numrin 9157, i cili kishte përdorur dhunë brutale dhe i cili kishte ofenduar protestuesit.

“Prandaj si fshat do te organizojm një peticion për sjellje jo korrekte të policit 9157,për arsye se po i njejti ka pasur sjellje brutale dhe ka ofenduar te pranishmit e asaj proteste.”

“Posedojme edhe foto e video te ketij polici, edhe kur hedh sprej ne drejtim te banoreve dhe kryetares se fshatit Shpresa Shehu dhe cila u mundua te qetesoje turmen dhe si pasoj perfundoje ne spital,bashke me shume banore te tjere te lenduar,kur e lendon Etrit Hotin i cili morri edhe trajtim ne spitalin e Prizrenit,andaj ju lutemi qe sapo ta kemi gati ta nenshkruani kete peticion.Pastaj i takon Inspektoriatit Policor te Kosoves te merret me rastin.
Edhe nje here faleminderit te gjitheve per pjesemarrjen.” thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës në Krushë të Madhe.//KosovoInsights