Banorët e laxhës “Bregu i Diellit” në Prishtinë pa energji elektrike

Banorët e laxhës “Bregu i Diellit” në Prishtinë po ballafaqohen me mungesën e energjisë elektrike, ata edhe janë duke u ankuar për shkak që ka më shumë se 12 orë që nuk kanë energji elektrike.

“Në një pjesë të Laxhes Bregu i Diellit ka defekt që po paraqitet në një trafo të KOSTT’it. KEDS është duke e bërë maksimumin për t’i furnizuar konsumatorët me energji elektrike edhe të asaj pjese. Por, në momentin kur lëshohet po reagon trafo e KOSTT’it. Ekipet kanë qëndru aty gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty duke bë maksimumin që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Por, pasi bëhet fjalë për ndërprerje që po shkaktohet në pjesën që është në përgjegjësi të KOSTT’it, atëherë nuk mund të flasim për detaje”, tha zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Pengesat në furnizim me energji elektrike në Prishtinë, përkatësisht në Bregun e Diellit janë si pasojë e rritjes së konsumit gjë që ka ndikuar në paraqitjen e disa defekteve në rrjetin distributiv të nivelit të tensionit 10kV të cilat po reflektojnë edhe në sistemin e transmetimit. Ekipet profesionale të KEDS dhe KOSTT aktualisht janë duke e analizuar situatën dhe po konsultohen për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. Për më tepër ju lutemi që për këtë çështje të kontaktoni me KEDS”, tha Zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami./KosovoInsights