Bedri Istrefi e krahason Kurtin me Millosheviqin!

Sot u mbajt një konferencë e thirrur nga kryeshefi i Telekomit Bedri Istrefi, ku foli për ngjarjet e fundit dhe shkarkimet që po ndodhin në bord.

Kryeshefi i Telekomit, i cili u bë i famshëm me rrogën e tij prej 5180€ , përdori fjalë të rënda në drejtim të Kryeministrit në detyrë duke e krahasuar me ‘kasapin e ballkanit’ Sllobodan Millosheviç, përcjell KosovoInsights.

“Unë kom bo thirrje edhe në ditën e parë, edhe tash , që vendimet të cilat i merr Albin Kurti, që t’i zbatojnë militantët me shirita të kuq nëpër institucione publike, nuk do të penalziohet Albin Kurti por ai i cili merr vendimin. Andaj ju bëj thirrje që keni kujdes në marrje të vendimeve. Mos të dëgjohen njerëzit të cilit çdo ditë shkelin kushtetutën , çdo ditë shkelin ligjet , dhe tentojnë që të krijojnë procedura ashtu qysh i kemi pasur edhe 2 javë më herët, ku ka tentu nëpër forma të policisë të rrethohet Telekomi dhe të merret me forma të dhunshme; institucionet të ozurpohen. Dhe kjo na kujton situatën e 98′ 99′ ku aparatura e Millosheviqit ozurponte institucione dhe arrestonte njerëz që shërbenin në interesa të vendit dhe kombit” – ishin fjalët e Bedri Istrefit për Albin Kurtin.

Më tutje ai e akuzoi kryeministrin në detyrë për kapje të institucioneve dhe futjen në pozita të militantëve të caktuar. //KosovoInsights